Ndahet nga jeta njeriu që ishte “krahu i djathtë” i Ibrahim Rugovës

23:20 | 17 Mars 2019

Një figurë e njohur që ishte dorë e djathtë i Ibrahim Rugovës, ka ndërruar jetë.

Ka ndërruar jetë profesori universitar dhe ish-sekretari i zyrës së Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, Mujë Ukaj.

Kjo gjë u bë e ditur nga deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

“Sot kaloj në botën e amshueshme veprimtari, intelektuali, ish sekretari i zyrës së Presidentit Rugova, Prof. Dr.Mujë Ukaj. Pusho i qetë miku im!”, shkroi Naser Rugova.

Ukaj ishte nga fshati Zallq i komunës së Istogut dhe me profesion ishte profesor në Fakultetin Juridik.

Komento: