Evertoni dhe Liverpooli ndajnë pikët në derbin e qytetit.
Evertoni dhe Liverpooli kanë ndarë pikët në derbin e qytetit duke barazuar me rezultat 0-0 në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.
Skuadrat ishin të barabarta në pjesën e parë e Tom Davies që rrezikoi i pari në minutën e 33-të.
Darëin Nunez dhe Luis Diaz rrezikuan të dy në minutën e 43-të, por pa sukses.
Liverpooli e nisi më mirë pjesën e dytë me Konstantinos Tsimikas që rrezikoi në minutën e 50-të, por askush nuk iu përgjigj topit të tij të hedhur në zonë.
Evertoni arriti të gjejë rrjetën në minutën e 69-të, kur Neal Maupay gjuajti e Coady preku topin në vijën e portës, por pas konsultimeve me VAR, goli u anulua.
Dëight McNeil rrezikoi për Evertonin në minutën e 85-të, por Alisson priti.
Liverpooli i kishte rast ta fitonte ndeshjen në minutën e 87-të, por Roberto Firmino u ndal nga Jordan Pickford.
Deri në fund nuk kishte gola dhe skuadrat ndajtën pikët, me Liverpoolin që tani ka 9 pikë, ndërsa Everton ende është pa fitore.