Ndalesë 48 orë u caktohet dy edukatoreve që keqtrajtuan trevjeçarin në çerdhe

17:09 | 19 Shtator 2023

Ndalesë 48 orëshe iu është caktuar dy grave, të cilat në cilësinë e edukatores, dyshohet se përdorën dhunë ndaj një trevjeçari në një çerdhe në Fushë Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, sipas vendimit të prokurorit të shtetit.

”Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave;

  • N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe
  • ​N. H, femër, 56 vjeç, shtetase Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”.

Komento: