Bie numri i bizneseve të regjistruara.
Pandemia Covid-19 ndikoi që shumë bizneseve të iu bie aktivitete. Disa nga to edhe u mbyllën krejt. Nga 10.004 biznese të regjistruara në vitin 2019 dhe 9.805 në vitin 2020, këtë vit janë regjistruar vetëm 8.233 biznese.
Bizneset që vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin, duket se nuk iu është shtuar aq shumë konkurrenca, të paktën jo gjatë tre mujorit të tretë të vitit 2021.
Kjo pasi që sipas një raporti të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, del se në tre mujorin e tretë të këtij viti, janë regjistruar vetëm 2479 biznese.
Numri është më i vogël krahasuar me dy tre-mujoret paraprakë.
Në periudhën prill-qershor ishin regjistruar 2813 biznese, kurse në muajt janar, shkurt e mars, 2.941 biznese.
Nga 2479 bizneset e regjistruara del se 1872 apo 71.88% prej tyre janë hapur nga meshkuj.
Kurse 576 nga femrat, që në përqindje është 23.24.
Ndërkohë 121 biznese janë me pronarë të përzier.
Por komplet viti 2021, shënon rënie të dukshme të regjistrimit të bizneseve në krahasim me dy vitet paraprake.
Nga 10.004 biznese të regjistruara në vitin 2019, 9805 në 2020-tën, këtë vit janë regjistruar vetëm 8233.
Shikuar dhjetë vitet e fundit, më pak biznese të regjistruara kishte vetëm para vitit 2011.
Qyteti ku u regjistruan më së shumti biznese është ai i Prishtinës, me gjithsej 759.
Pas kryqeytetit, rreshtohet Prizereni me 190 biznese.
Duke pasuar me Ferizaj me gjithsej 188 biznese të regjistruara.
E qytetet që kanë numrin më të vogël të bizneseve të regjistruara janë Kllokoti, Ranillugu, Juniku, me vetëm nga një biznes të regjistruar.
Por përveç numrit të bizneseve që do ta fillojnë aktivitetin e tyre, ulje në këtë tre mujor ka shënuar edhe numri i bizneseve të shuara.
Nga 404 në tremujorin e parë, 381 në të dytin, në tre mujorin e tretë janë shuar vetëm 329 biznese.
Në krahasimin mes viteve, 2021 qëndron më mirë se vitet e mëhershme, pasi që janë shuar 1114 biznese, derisa 1326 ishin shuar një vit me parë dhe 1769 në vitin 2019..
Lidhur me këto statistika, ks disa sqarime ekonomisti Muhamet Spahiu.
Spahiu shton se duhet një ndihmë e menjëhershme nga ana e qeverisë në aspektin ekonomik.
Ndërkohë sektori i gastronomisë mendohet se është goditur më së shumti në aspektin ekonomik që nga fillimi i pandemisë.