Ndalet greva edhe në këtë komunë, nesër rinisë mësimi

23:43 | 20 Janar 2019

Nga shumë Komuna të Kosovës, po kërkohet që të bojkotohet greva në arsim, duke filluar nga dita e nesërme.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Komuna e Malishevës.

Kryetari i kësaj komunë, Ragip Begaj, përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, ju bënë ftesë të gjithë mësimdhënësve të Komunës së Malishevës, që nga dita e nesërme, e hëne 21 janar 2019, të fillojnë procesin mësimor në gjysmëvjetorin e dytë.

“Pas propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rritje të pagave për mësimdhënësit, ju bëjmë apel të gjithë mësimdhënësve, që nga dita e nesërme ti kthehen procesit mësimor”, thuhet në apelin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtuar mësimdhënësve.

Komento: