Ndalet për t’i ofruar ndihmën e parë një të aksidentuari, makina tjetër e godet për vdekje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndalet për t’i ofruar ndihmën e parë një të aksidentuari, makina tjetër e godet për vdekje

13:45 | 26 Nëntor 2020

U ndal për t’i ofruar ndihmën e parë një të aksidentuari, makina tjetër e godet për vdekje.

Një shofer ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij në autostradën Rhône A9 të enjten në mëngjes, thuhet në një njoftim të policisë së kantonit Valis, shkruan polizeinews.ch.

Makina është kthyer mbrapsht dhe është përplasur duke u ndalur në fund në mburojat rreth autostradës.

Duke parë aksidentin, një shofer dhe bashkudhëtari i tij ndaluan automjetin e tyre për të ofruar ndihmën e parë, transmeton albinfo.ch. Pastaj, kur panë se shoferi nuk ishte lënduar ata u nisën për t`u kthyer në automjetin e tyre.

Por, në këtë pikë, dy shoferë të tjerë humbën kontrollin mbi automjetet e tyre në rrugën e rrëshqitshme nga akulli. Për pasojë, njëri nga dy ndihmësit u godit nga njëra prej dy makinave në fjalë.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk u mbijetoi plagëve të rënda dhe vdiq në vendin e aksidentit.

Viktima është një 53 vjeçar nga Valisi. Prokurori publik ka nisur një hetim për të sqaruar shkakun e aksidentit.

Komento: