Ndalimi i deputetit Petroviq nga xhandarmëria serbe, reagon Qeveria e Kosovës

22:25 | 08 Dhjetor 2018

Sot në Merdarë, xhandarmëria serbe e ka ndaluar deputetin Petroviq.

Qeveria e Kosovës e ka dënuar ndalimin e tij.

Nëpërmjet një komunikate për media, Qeveria e ka quajtur “të pa tolerueshëm rastin e sotëm dhe kërkon që këto praktika nga ana e Serbisë të ndërpriten sa më shpejt dhe që në të ardhmen asnjë qytetarë i Kosovës, nga asnjë përkatësi etnike të mos ketë problem të tilla”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me shqetësim ka pranuar sot informatën se në vendkalimin kufitar në Merdare, është ndaluar deputeti i Republikës së Kosovës, z. Slobodan Petroviq, nga policia serbe, pa asnjë arsye dhe se i njëjti është mbajtur për orë të tëra në këtë vendkalim.

Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Republikës së Kosovës, posaçërisht ata të komunitetit serb, që punojnë nëpër institucionet e Kosovës e që janë subjekt i hetimeve, keqtrajtimeve dhe fyrjeve nga autoritetet serbe.

Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se situatat e tilla nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë”, thuhet në reagimin e qeverisë

Komento: