Ndalimi i dy ushtarëve të FSK-së në Serbi, Pacolli ka një kërkesë për BE-në

12:45 | 19 Janar 2019

Dy usharë të FSK-së janë ndaluar sot në kufi nga autoritetet serbe derisa po kalonin kufirin Kosovë-Serbi.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndalimit të dy pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë nga komuniteti serb.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dënon në mënyrën më të fuqishme kërcënimet e autoriteteve të Beogradit për t’i bojkotuar institucionet e Kosovës.

Ja postimi i Pacollit:

“Sapo u informova se dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë nga Komuniteti serb janë ndaluar nga policia serbe. Dënoj në mënyrën më të fuqishme frikësimin e serbëve të Kosovës nga autoritet e Beogradit, kërcënime këto ndaj tyre për t’i bojkotuar Institucionet e Kosovës. Ftoj BE-në që të reagojë menjëherë”, ka shkruar Pacolli.

Komento: