Sot është ndaluar nga autoritetet serbe këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Sërgjan Jovanoviq.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka reaguar lidhur me ndalimin e tij.
Anëtar i Partisë Liberale Serbe dhe zyrtar i Qeverisë së Kosovës, nga ana e institucioneve të sigurisë së Serbisë.
Ai në Facebook ka shkruar se kjo është dëshmi, “se regjimi i Serbisë nuk është i interesuar për integrimin e serbëve në Kosovë”.
“Përmes këtij presioni dhe shantazhi ata po i frikësojnë qytetarët serbë për të marrë përgjegjësi në institucionet e Kosovës. Ne presim nga Bashkimi Evropian që të mos tolerojë sjellje të tilla, posaçërisht të një vendi i cili e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”, ka shkruar ai.