Ndalimi i pagave për mësuesit, edhe deputeti Humolli kundër VV-së: Qeveria po sillet sikur do që greva të vazhdojë

14:45 | 04 October 2022

Gjatë ditës së djeshme, qeveria e Kosovës ka deklaruar se nuk do të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit të cilët nuk kanë punuar gjatë muajit shtator dhe që ishin pjesë e grevës së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës.

Për këtë vendim të qeverisë, u bën shumë reagime duke kritikuar këtë të fundit dhe duke kërkuar që mësimdhënësve të u kompensohen paratë, shkruan lajmi.net.

Njëri nga këta zëra kritik në drejtim të qeverisë, është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Fatmir Humolli.

I kontaktuar nga lajmi.net dhe i pyetur rreth këtij vendimit të Qeverisë, Humolli, se ky vendim është jo korrekt dhe ky vendim, sipas deputetit të VV-së, është sikur qeveria po dëshiron që punëtorët e arsimit me vazhdua grevën.

“Po tash kena kohë boll se masi s’po punon qeveria, na s’po punojmë, punëtorët s’po punojnë, kena vakt boll. Po më duket ndoshta mirë është që po bëhet presioni. Kanë fillu edhe deputetë të tjerë me reagu. Mendimin tim përafërsisht po e dinë gati krejt qytetarët, për këtë po më duket se është jo korrekte mos me ua dhanë pagat edhe është sjellje sikur me dashtë qeveria me vazhdu grevën punëtorët e arsimit. Nuk është e gatshme me u marrë më punët”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka shtuar se, këtë vendim qeveria e ka marrë në kundërshtim me dëshirën e deputetëve dhe shumica e këtyre të fundit janë që mësimdhënësit të paguhen.

“Unë po besoj që këtë vendim qeveria e ka marrë në kundërshtim me krejt dëshirën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Jam shumë i bindur që shumica e deputetëve të Kosovës, janë për me ua dhanë rrogat. Pjesa dërrmuese e deputetëve kanë mendim që punëtorëve të arsimit duhet me ua dhanë”, ka përfunduar Humolli.

Duhet shtuar se përveç Humollit, ka edhe deputetë të tjerë që i janë bashkuar thirrjes për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, siç janë deputetët Eman Rrahmani dhe Alban Bajrami.

Komento: