Ndalohen makinat me lëndë djegëse deri në vitin 2030 në këtë vend

19:32 | 03 May 2019

Makinat dhe motorët të cilët përdorin lëndë djegëse, do të ndalohen.

Makinat të cilat janë më të vjetra se 15 vjet, do të ndalohen deri në vitin tjetër, ndërsa sipas planit, deri në vitin 2030, do të ndalohen të gjitha makinat me lëndë djegëse, si pjesë e luftës kundër ndotjes së ajrit.

Makinat dhe motorët të cilët përdorin lëndë djegëse, do të ndalohen për përdorim në Amsterdam. E kjo do të ndodhë në vitin 2030, raporton The Guardian.

Plani i këshillit të qytetit, që është pjesë e planit për luftën kundër ndotjes së ajrit, është krijuar për ta mbrojtur qytetin dhe pastërtinë e tij.

“Ndotja shpesh është edhe vrasës pa zhurmë dhe është njëra ndër kërcënimet më të mëdha të shëndetit të banorëve të Amsterdamit” tha Sharon Dijksma, anëtar i këshillit komunal të Amsterdamit.

Që nga viti i ardhshëm, makinat të cilat janë më të vjetra se 15 vjet, do të jenë të ndaluara për përdorim. Autobusët publik që emetojnë gazra të dëmshëm, do të ndalohen që të udhëtojnë në qendrën e qytetit deri në vitin 2022.

Këshilli i qytetit, inkurajon qytetarët që të përdorin makina elektrike ose makina me hidrogjen, duke i ofruar atyre stacione për t’i mbushur makinat e tyre.

Komento: