Kishin për të udhëtuar drejtë Serbisë, por nuk arritën cakun.
Gazetarë e artistë nga Kosova janë ndaluar sot në kufi me Serbinë.
Ata po planifikonin të merrnin pjesë në festivalin që mbahet çdo vit në Serbi, “Mirëdita, Dobar Dan”, shkruan lajmi.net.
Ndaj kësaj ka reaguar kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Twitter.
Sipas Pacollit, është i njëjti mentalitet i serbëve si në vitet e 90-ta.
“Dënoj ashpër sjelljen e policisë kufitare serbe ndaj pjesëmarrësve nga Kosova për “Mirëdita, Dobar dan”, aktivitet ky që kërkon pajtimin mes dy vendeve. Është i njëjti mentalitet dhe sjellje e policisë serbe si në vitet e 90-ta”, ka shkruar Pacolli në Twitter.
Kujtojmë, se edhe vitin e kaluar artistë nga Kosova ishin ndaluar në kufi, dhe nuk ishin lënë të marrin pjesë në të njëjtin festival.