Ndalohen nga tregu mallra në vlerë të 30 mijë eurove

15:08 | 18 December 2024
ndalohen-nga-tregu-mallra-ne-vlere-te-30-mije-eurove

Dogana dhe Policia e Kosovës në orët e pasdites se djeshme kanë ndaluar dy automjete transportuese me targa vendore.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë kontrollit të tyre janë hasur mallra komerciale të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut për të cilin mall nuk kishin asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre.

“Nga njësitë e lartcekura është kryer edhe një kontroll në Prishtinë në depon e të dyshuarve ku janë hasur, mallra të ndryshme komerciale pa preardhje dhe pa dokumentacion përkatës”.

“Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku për procedim të mutjeshëm të rastit. Vlera e mallrave sipas tregut është mbi 30.000€ pa llogaritur shmangiet doganore “, thuhet në njoftim.

Komento: