Ndalohet edhe shtypja e emrit të tij në fanellë, Milan përgatitet për shitjen e këtij lojtari

11:24 | 16 Gusht 2021

AC Milan duket se e ka hequr plotësisht Andrea Contin nga planet e tyre për sezonin e ri.

Siç shkruan Calciomercato. com, Conti nuk u thirr as për miqësore kundër Real Madridit apo Panathinaikos që tregon se mbrojtësi i djathtë nuk është pjesë e planeve të Rossonerëve për sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Ai u kthye në Milano pas dështimit të Parmës për të ushtruar opsionin e tyre për të blerë, ndërsa orët e fundit dyqani zyrtar i klubit ka ndaluar së shtypuri emrin e tij.

Jo vetëm kaq, por mbrojtësi i Romës Alessandro Florenzi duket se është pranë bashkimit me Milanin i cili do të jetë zëvënedësues i Contit.

Shprehjet e interesit për Contin kanë ardhur nga Sampdoria i cili punësoi ish-shefin e Parmës Roberto D’Aversa, por Milani ka marrë vetëm oferta huazimi deri më tani dhe janë duke pritur për ofertën e duhur. /ORAinfo/

Komento: