Ndalohet kamioni me drunj pa dokumentacion në Shajkovc të Podujevës

08:40 | 12 Shkurt 2026
ndalohet-kamioni-me-drunj-pa-dokumentacion-ne-shajkovc-te-podujeves

Njësitë policore kanë ndaluar një kamion në fshatin Shajkovc të Podujevës, me targa vendore në të cilin kishte drunj teknik për të cilat i njëjti nuk kishte dokumentacion përcjellës.

Policia bën me dije përmes raportit se sasia drunore është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:20.

Komento: