Ndalohet kombi në Dumnicë me dy lopë pa dokumente

09:56 | 04 Dhjetor 2025
Ndalohet kombi në Dumnicë me dy lopë pa dokumente

Policia ka bërë të ditur se në fshatin Dumnicë të Podujevës është ndaluar një kombi të mërkurën, në të cilin ishin të ngarkuara dy krerë lopë pa dokumente përkatëse.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në konsultim me prokurorin, automjeti është dërguar në terminal doganor dhe kafshët janë sekuestruar.

Ndërsa i dyshuari (shoferi) pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Komento: