Policia ndalon një furgon në Mitrovicë, po kontrabandonte mallra në vlerë prej 14 mijë eurosh.
Policia gjatë kësaj të premte gjatë patrullimit dhe vëzhgimit të terrenit në Mitrovicë ka ndaluar një automjet nën dyshimin se me të po kryej kontrabandë me mallra.
Sipas njoftimi policia ka arritur ta ndaloj automjetin të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në automjet janë gjetur 1040 pako me gjëra ushqimore më vlerë rreth 14 mijë euro.
“Malli dyshohet që është i kontrabanduar, andaj rasti është adresuar te Dogana e Kosovës që të trajtohet më tej” thuhet në njoftim.