Ndalohet një furgon, dyshohet se kontrabonte mallë nga Serbia

15:24 | 10 December 2018

Në vedin tonë vazhdojnë të kontrabandohen gjëra të ndryshme nga shtetet fqinje.

Oficerët doganorë kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plotë me pije joalkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar, gjatë kontrolli janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve joalkoolike si në vijim: Coca cola 1072 litra, Fanta 160 litra, Shweppes 60 litra.

Siç njofton Dogana, malli nuk kishte asnjë dokumentacion dhe i njëjti është me origjinë nga Serbia pra dyshohet të jetë kontrabanduar, vetura dhe mallrat konfiskohen deri në përfundim e procedurës kundërvajtëse.

Dogana fton të gjithë qytetarët që hasin këso mallra t’i njoftojnë institucionet pasi përveç që janë të kontrabanduara nuk kanë të kaluar asnjë kontroll në aspektin e cilësisë.

Komento: