
Prokuroria Speciale ka ndaluar një të dyshuar për veprat “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.
Në një komunikatë për media nga Prokuroria Speciale, bëhet e ditur se V.N. është ndaluar për 48 orë.“Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.