Ndalohet organizimi i mbrëmjeve të semimaturës nga kjo Komunë!

16:35 | 14 June 2019

Një vendim që nuk do t’iu pëlqejë aspak nxënësve e ka marrë komuna e Lipjanit.

Kjo komunë përmes një njoftimi ka treguar që Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka marrë vendim që të ndalohet organizimi i mbrëmjeve të semimaturës për klasat e nënta.

Si bazë ligjore për nxjerrjen e këtij vendimi janë marrë dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, si dhe Udhëzimi administrativ për aktivitet jashtëshkollore.

Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Drejtoria e Arsimit në Lipjan. Vendimi do të hyj në fuqi menjëherë.

Komento: