Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në vende të hapura publike.
Komuna e Prishtinës ka nxjerrë urdhëresë që ndalon përdorimin e produkteve piroteknike, raporton Express.
Përmes kësaj urdhërese, Komuna ka ndaluar përdorimin e këtyre produkteve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.
Kjo vlen nga 25 dhjetori deri më 3 janar.
“Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe. Ndalesa sipas pikës I të kësaj urdhërese vlen për periudhën prej 25 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023”, thuhet në urdhëresë.