Ndalohet vetura me targa serbe, dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë

11:08 | 18 Shtator 2023
ndalohet-vetura-me-targa-serbe,-dyshohet-se-hyri-ilegalisht-ne-kosove

Policia në Uglarë ka ndaluar të dielën një veturë me targa serbe e cila dyshohet se është futur në territorin e Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare.

Sipas policisë, shoferi i veturës është kosovar, ndërsa brenda saj ishte edhe një pasagjer serb.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa ndaj të dyshuarve është inicuar vepra penale “Kalim i paautorizuar i kufirit”.

Komento: