Ndalohet vetura në Prishtinë, 21-vjeçari kapet me armë e municion

16:42 | 27 Prill 2021

Ndalohet vetura në rrugën “Bill Klinton”, 21-vjeçarit i gjendet ar’më e municion.

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë, sot rreth orës 11:00, kanë ndaluar një veturë të tipit Porsche, në rrugën “Bill Klinton”

“Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: Një revole të tipit TT , si dhe 8 fishekë”, njofton policia.

Lidhur me rastin, i dyshuari A.O, mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të ar’mës.

Komento: