Robert Berisha, është një figurë shumë e dashur për publikun.
Lidhja e tij me këngëtaren e njohur, Nora Istrefi, bëri bujë të madhe duke u bërë pothuajse pjesë e çdo lajmi, shkruan ORAinfo.
Ani pse ata u martuan e patën një jetë të lumtur, dashuria e tyre nuk zgjati shumë dhe u ndanë.
Kohëve të fundit, Roberti ka nisur një lidhje të re me bukuroshën nga Prishtina, Laureta Maqedonci.
Mirëpo duket se lidhja e tyre ende pa i bërë 5 muaj ka përfunduar.
Këto dyshime vijnë pasi, Roberti ka fshirë të gjitha fotot me Lauretën, ndërsa kjo e fundit është ‘zhdukur’ nga Instagrami, përcjell OORAinfo.
Foto: Roberti fshin fotot me Lauretën
E pas raportimeve të mediave për ndarjen e tyre, Roberti ka bërë një postim në Instagram.
Ai është shfaqur në disponim të mirë me vajzën e tij, Renee.
Edhe në këtë postim, Roberti tregon dashurinë e madhe qe ka për Renee.
Duket se edhe ndarjen nga Laureta, Roberti e ka marrë qetë. /ORAinfo/