Ndarje e papritur, Mertens largohet nga Napoli pas 9 vitesh

14:12 | 24 Korrik 2022

Mertens largohet nga Napoli

Dries Mertnes nuk do të jetë më lojtar i Napolit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ekipi, me anë të një postimi në faqen e tyre.

Fillimisht u tha që do të arrihej një marrëveshje për rinovim, ndërmjet drejtuesve të klubit dhe lojtarit, por kjo nuk ndodhi.

Kështu, Mertens i dha fund periudhës së tij nëntëvjeçare me Napolin.

E ardhmja e lojtarit ende nuk dihet, por spekulohet se do të kalojë te Lazio.

Komento: