“Nder dhe krenari” – Mirlind Daku reagon pas ndeshjes

20:05 | 19 June 2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit është paraqitur sot në fushën e lojës ndaj Kroacisë, me takimin që u mbyll me shifrat 2-2.

Në takimin ndaj kombëtares kroate, për më shumë se 10 minuta lojë u paraqit edhe Mirlind Daku, i cili debutoi në “EURO”.

Daku hyri në fushën e lojës në minutën e 85-të të ndeshjes, duke pasur disa momente të mira para golit për aq minuta sa luajti.

Sulmuesi kosovar luajti minutat e tij të parë me kombëtaren që nga nëntori i vitit të kaluar.

Për këtë paraqitje, reagoi edhe Daku në rrjetin social “Facebook”.

Ai e cilësoi si nder dhe krenari përfaqësimin e shqiptarëve me kombëtaren e Shqipërisë.

Komento: