Ndër vite, ky ka qenë suksesi më i madh i Shqipërisë në Eurovision

13:59 | 23 Maj 2021

Shqipëria arriti të radhitet e 22-ta këtë vit në festivalin e njohur Eurovision me këngën ‘Karma’ në interpretim të Anxhela Peristerit.

Këngëtarja ishte e jashtëzakonshme me paraqitjen e saj skenike e cila u vlerësua edhe për vokalin e fuqishëm, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, Anxhela Peristeri nuk arriti të fitoi vendin e parë teksa Italia ishte ajo e cila mori çmimin me grupin Maneskin të cilën interpretuan një këngë të zhanrit rock&roll.

Tutje, e dyta ishte Franca ndërsa e treta Zvicra me shqiptarin, Gjon Muharremaj i cili arrit ta ngrit shtetin e tij në vendin e tretë në tabelën e Eurovision.

Ndryshe, qysh se nga marrja pjesë e Shqipërisë në këtë festival europian është Rrona Nishliu ajo e cila ka arritur t’i sjell Shqipërisë suksesin më të madh.

Këngëtarja mori pjesë në vitin 2012 me projektin muzikor ‘Suus’ në gjuhën shqipe e cila mahniti jurinë dhe mbarë botën me vokalin e saj derisa i rezultoi me sukses, duke zënë vendin e pestë (5) në tabelë.

Theksojmë se, vitin e kaluar festivali u anulua si pasojë e pandemisë Covid-19 ku e zgjedhur për të përformuar në festival për të përfaqësuar Shqipërinë ishte Arilena Ara me këngën ‘Fall from the sky’.

Komento: