Ndërhynë policia, por ende vazhdon koncerti në Korçë

22:39 | 22 August 2021

Koncerti në Korçë po vazhdon të mbahet.

Gaz lotsjellës është hedhur në koncertin e Goran Bregoviqit në Korcë ndërkohë që është dashur edhe ndërhyrja e Policisë.

Por kjo nuk ka ndikuar që koncerti i Bregoviqit të ndalet për asnjë moment.

Ai po vazhdon koncertin e tij pa pengesa ndërkohë që disa persona edhe shihen duke u munduar të kërcejnë me këngët e tij ndonëse shihet se të pranishmit nuk kanë fare njohuri për këngët që ai këndon.

Koncerti është mbajtur nën masa të shtuara të sigurisë. Figura të shumta shqiptare kanë dalur kundër mbajtjes së këtij koncerti të Bregoviq, i cili me këngët e tij kishte motivuar ushtarët serbë të kryejnë masakra në Kosovë gjatë luftës.

Komento: