Ndërkombëtarët po e favorizojnë presidenten Osmani në vizitat jashtë vendit kundrejt kryeministrit Kurti

17:56 | 11 Korrik 2024
nderkombetaret-po-e-favorizojne-presidenten-osmani-ne-vizitat-jashte-vendit-kundrejt-kryeministrit-kurti

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në vizitë zyrtare në Washington ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s.

Osmani takoi disa personalitete gjatë vizitës, me ç’rast u prit nga Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Gjatë ditës së djeshme, Osmani poashtu “shtrëngoi” duar edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken,  duke theksuar se aleanca me SHBA-të është një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.

“Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.

Për anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme po shihet që Osmani po favorizohet nga ndërkombëtarët duke e ftuar për vizita bilaterale. Sipas tyre, ndryshe po ndodhë me kryeministrin Kurti pasi nuk ka asnjë ftesë për vizitë/takim në ndonjërin prej vendeve aleate të Kosovës.

Ndërsa nga Vetvendosje thonë se këto janë kritika të pavërteta sepse rëndësi ka që Kosova përfaqësohet dhe jo se nga kush. Madje ata thonë se Osmani është bërë presidente me një vizion të përbashkët me LVV, prandaj skanë ndasi të tilla.

Rexhaj: Osmani në SHBA përgjigje ndaj kritikëve se janë prishur raportet Kosovë-SHBA

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetvendosje thotë për “Front Online” se vizita e presidentes Osmani në SHBA është përgjigje për të gjithë kritikët që thonë se janë prishur marrëdhëniet me SHBA-të. Sipas tij, kjo dëshmonë të kundërtën, që miqësia me aleatin strategjik shtrihet në parime.

“Kjo vlenë për të gjithë ata kritikët që thonë se janë prishur marrëdhëniet me SHBA-të , mund të ndodhë shkaku i çasjes në dialog dhe tashmë po vërtetohet e kundërta që miqësia jonë me aleatin tonë strategjik SHBA është miqësi e cila shtrihet në parime”, tha ai.

Rexhaj thotë se shkuarja e presidentes Osmanit atje tregon që SHBA-ja prap do ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

“Përkrahjen që ata na japin përgithmonë dhe natyrisht edhe shkuarja e presidentes Osmanit atje tregon që SHBA-ja prap do ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, theksoi tutje deputeti i LVV-së.

Por i pyetur se a po favorizohet Osmani nga aletatët kundrejt kryeministrit janë kritika të pavërteta, duke thënë se presidentja ka ardhë në pushtet me një vizion të përbashkët me LVV

“Kjo nuk është e vërtetë sepse varësisht forumeve ku është edhe niveli i pjesmarrjes ftohet ose presidenti ose kryeministri. E dini që Osmani është bërë presidente me një vizion të përbashkët me LVV, madje ka qenë brenda LVV.Në këtë kuptim, në aspektin e përfaqësimit, ne nuk shohim dallim a thirret presidenti apo kryemini, pra ka ose s’ka përfaqësim të Republikës së Kosovës”, tha Rexhaj për Front Online.

Kadrijaj: Osmani po favorizohet nga aletatët, Kurti asnjë ftesë për vizitë zyrtare

Time Kadrijaj, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme thotë për “Front Online”  se presidentja Osmani po favorizohet nga aletatët kundrejt kryeministrit Kurtit që nuk ka asnjë ftesë për, nga asnjë shtet, për ndonjë vizitë zyrtare.

“Presidentja Osmani mirë po i realizon këto vizita sepse si Kosovë kemi mbetë të pa përfaqsuar, sepse nëse e shohim kryeministrin nuk është i ftuar nga asnjë shtet/vend për ndonjë vizitë zyrtare dhe takimet e vetme që i ka Kurti janë në konferenca dhe janë takime biletarale. Asnjë vizitë apo ftesë tjetër nuk e ka dhe në këtë prizëm ka dëmtuar rrugën rrugëtimin e Kosovës drejt Evropës”, thotë ajo.

Kadrijaj konsideron se kësisoji po dëmtohet rrugëtimi i Koosvës drejt Evropës.

“Po shihet, me vizitat e fundit, deri diku është është e favorizuar Osmani me këto takime jashtë vendit, pasi Kurti nuk e ka asnjë kërkesë ta ketë ndonjë vizitë bilaterale. Në këtë prizëm po del në pahë znj.Osmani”, tha ajo.

Kadrijaj thotë se Osmani deri tani ka qenë nën hije të Kurtit, duke mos pasur guximin që ajo të dalë jashtë kornizave të tij.

“Presidentja ka qenë e heshtur në shumicën e kohës, qoftë edhe me aktivitete por edhe me deklarata, sepse ka qenë nën hijën e Albin Kurtit ose doke mos pasur guximin edhe jashta kornizave prej tij, ka qenë e heshtur. I kemi parë diferencat ose dallimet mes presidentes dhe kryeministrit. Ajo pra ka qenë e pazëshme dhe në fakt është ajo që duhet të jetë unifikuese”, tha Kadrijaj për Front Online.

Haliti për vizitën e Osmani në SHBA: Presidentja ka obligim politikën ndërkombëtare

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti për “FrontOnline” thotë se Kosova ka një Qeveri e cila akoma nuk ia ka sjellë asnjë njohje Kosovës.

“Ne kemi një Qeveri të cilët akoma nuk e kanë arritur asnjë njohje për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe kjo është politika e jashtme kryesore që duhet ta bëjnë. Nuk jemi anëtarësu në asnjë institucion ndërkombëtar. Fjalën përfundimtare duhet ta ketë presidentja ose kryeministri i vendit. Kjo është dobësi e madhe e Presidentës dhe Qeverisë, të cilët përvec pjesëmarrjes në konferenca, veçmas pas deklarimit apo vendosjes së masave të BE-së, janë përshkallëzu”,  deklaron ai.

Haliti, thotë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka obligim politikën e jashtme dhe që sipas tij, ajo nuk është se po i merr kompentencat e dikuj tjetër.

 “Përcaktimi i Presidentes është publik dhe nuk kam ndonjë vërejtje, vecmas në përcaktimin që të krijohet besueshmëri mes Kosovës dhe SHBA-ve. Presidentja e vendit ka obligim politikën ndërkombëtare dhe mendoj se se nuk i janë marr kompetencat, por ka rëndësi se në cfarë cilësie dhe në cfarë tavoline është ulur presidentja e Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova akoma nuk ka nënshkruar parneritet të paqes me NATO-n, duke i konsideruar si themel raportet me SHBA-në për Kosovën.

“Kosova akoma nuk ka nënshkruar marrëveshje të partneritetit të paqes me NATO-n, pra mendoj që raportet me SHBA janë themel i shtetit të Kosovës dhe kushdo që përpiqet me i minuar këto raporte, së pari nuk do të ketë përkrahjen e qytetarëve të Kosovës dhe si personalitet që nuk ia do të mirën Kosovës, publikisht të tillë skemi, por deklarimet janë të ndryshme mes pozitës dhe opozitës, por mbi gjitha dëshiroj që politika e Kosovës të jetë unike me raportet SHBA dhe NATO”, thekson Haliti për FrontOnline.

Komento: