Nderohen Albright dhe ushtarët e vrarë gjatë bombardimeve, Osmani: Do të jetojnë përherë në zemrën e çdo qytetari

12:04 | 01 Maj 2024
nderohen-albright-dhe-ushtaret-e-vrare-gjate-bombardimeve,-osmani:-do-te-jetojne-perhere-ne-zemren-e-cdo-qytetari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë të martën në ceremoninë e përurimit të dy sallave të konferencave në objektin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Njëra nga sallat do të bartë emrin e ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Algright, kurse dy të tjerat të të dy ish-oficerëve të vrarë gjatë bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë në vitin 1999. Ata janë David Biggs dhe Kevin Reichert.

Osmani një ditë pas ceremonisë ka shkuar se ata do të jetojnë në zemrat e kosovarëve përherë.

“Shërbimi, kontributi dhe përkushtimi i tyre tani nderohen përgjithmonë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë dhe trashëgimia e tyre do të jetojë në zemrat e çdo qytetari të vendit tonë”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Komento: