Nderohet Maldini në Kosovë!

16:01 | 10 Gusht 2019

Skuadra e Milanit ka zbarkuar sot në Kosovë.

Zyrtarët e FFK-së e kanë nderuar legjendën e Milanit, Paolo Maldini me një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

Klubi italian po qëndron në Prishtinë, ku sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të luajë ndeshje miqësore me skuadrën kampione të Kosovës, Feronikelin.

Komento: