Ndërprerja e qarkullimit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, rrugët të mbuluara nga uji

14:26 | 10 Janar 2026
Ndërprerja e qarkullimit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, rrugët të mbuluara nga uji

Policia e Kosovës ka ndërprerë qarkullimin për automjete në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, nga rrethi i Marigonës te Prishtina Mall.

Sipas pamjeve të fundit të siguruara nga Gazeta Express, rrugët në të dy drejtimet shihen të mbushura me ujë.

“Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt, në koordinim me zyrtarë nga Ministria e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugës, është marrë vendim që të bllokohet plotësisht qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor për një kohë të caktuar”, tha ma herët policia në njoftim.

Policia tha se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës.

Komento: