Ndërprerja e ujit të pijshëm, KRU “Mitrovica” lëshon një njoftim të ri

15:38 | 02 Dhjetor 2024
nderprerja-e-ujit-te-pijshem,-kru-“mitrovica”-leshon-nje-njoftim-te-ri

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se kanë filluar trajtimin e ujit të pijes në Impiantin e Ujit në Shipol.

Sipas njoftimit, po punohet me kapacitet të reduktuar.

“Lusim konsumatorët që deri në njoftimin tonë të radhës ujin e pijes ta përdorin vetëm për nevoja hixhenike dhe jo për pije”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se mungesa e ujit të pijshëm ka ardhur si pasojë e punimeve të zhvilluara në kanalin e Ibër-Lepencit.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka thënë se pritet të ketë reduktime gjatë ditës.

Komento: