Ndërpresin grevën punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ndërpresin grevën punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari”

14:23 | 24 Gusht 2019

Punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari” ndërpresin grevën.

Sindikata e Pavarur e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, përmes një njoftimi për media, pak çaste më parë bën të ditur se nuk do të vazhdojë greva e paralajmëruar ditë më parë.

Në njoftim thuhet:

Dëshirojmë të njoftojmë të gjithë udhëtarët tanë se pas diskutimeve brenda kompanisë me Sindikatën e Punonjësve të Aeroportit ‘Adem Jashari’ kemi ardhur në një konkludim të përbashkët dhe si rezultat i kësaj greva nuk do të vazhdojë.

Të gjitha detajet e tjera janë subjekt i çështjeve të brendshme të kompanisë dhe nuk do të bëhen publike.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!