Është ndërprerë përkohësisht derbi Drita-Gjilani, për shkak se është lënduar një lojtar nga hedhja e mjeteve piroteknike.
Ndeshja derbi e futbollit kosovar, Drita-Gjilani është ndërprerë përkohësisht. Kjo pasi që në fillim të pjesës së dytë, futbollisti i Dritës,
Përparim Osmani është lënduar nga hedhja e mjeteve piroteknike në fushë nga tifozët e Gjilanit.
Drita është në epërsi me rezultat 1-0 të shënuar në fillim të ndeshjes me anë të Ardian Limanit.