Për shkak të reshjeve të shiut është ndërprerë dezinsektimi në Prishtinë.
Procesi i dezinsektimit i cili ka filluar para dy ditësh në Prishtinë, është ndërprerë për shkak të reshjeve të shiut.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një komunikate ku thekson se procesi i dezinsektimit i cili ka filluar të shtunën ndërpritet përkohësisht.
“Dezinsektimi hapësinor do të vazhdojë sipas orarit të planifikuar nëpër lagje porsa kushtet atmosferike të jenë optimale për vazhdimin e këtij procesi”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës