Ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës, KRU Prishtina del me njoftim

23:27 | 28 Gusht 2026
disa-zona-te-prishtines-pritet-te-mbesin-pa-uje

KRU Prishtina ka njoftuar se, për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, disa zona të kryeqytetit kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Sipas njoftimit, pa ujë janë banorët e rrugës “Xhemajl Berisha”, rrugës “Muharrem Berisha”, si dhe një pjesë e lagjes Velania.

“Ekipet e KRU Prishtina janë duke punuar në terren për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë”, thuhet në njoftim.

Komento: