Ndërpritet ndeshja në Prizren, Dardan Berisha goditet në kokë nga gjësendet e hedhura nga tifozët

19:56 | 08 Janar 2026
Ndërpritet ndeshja në Prizren, Dardan Berisha goditet në kokë nga gjësendet e hedhura nga tifozët

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Pejës u ndërpre pas incidenteve të papranueshme nga tifozët në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Shikuesit hodhën gjësende drejt parketit, duke shkaktuar ndërprerjen e takimit dhe alarmuar lojtarët dhe stafin teknik. Rezultati në ato momente ishte 32-21 në të mirë të Bashkimit.

Si pasojë e këtyre veprimeve, basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha, pësuar lëndime në kokë nga goditjet dhe objekte të hedhura nga publiku, duke e detyruar skuadrën pejane të largohej nga parketi drejt dhomës së zhveshtjes.

“Basketbollistit tonë Dardan Berisha i është dëmtuar koka nga goditjet dhe hedhjet e publikut në Prizren. Për sigurinë e lojtarëve tanë, skuadra largohet në drejtim të zhveshtoreve”, thuhet në njoftimin e klubit të Pejës.

Autoritetet e klubit dhe organizatorët e ndeshjes po bëjnë vlerësimin e situatës për të vendosur masat e mëtejshme dhe sigurinë e lojtarëve dhe publikut. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, ku pritet të garantohet një ambient i sigurt për të dy skuadrat. /Telegrafi/

Komento: