Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vushtrri.
Një nxënës i klasës së gjashtë ka vdekur në Vushtrri, raporton Gazeta Express.
Lajmi u bë i ditur nga shkolla SHMF ‘Liria’ Strofc ku nxënësi vijonte mësimet në klasën 6-të.
“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta një engjëll i shkollës sonë. F. M. ishte nxënës i klasës VI. Ai ishte një nxënës i mirë, i hareshëm dhe përplot jetë.
Ngushëllime familjes, farefisit, nxënësve dhe mësimdhënësve për këtë ndarje të dhimbshme e të papritur! U prehsh në paqe, i dashur F”, thuhet në njoftimin e shkollës.