Dy persona kanë ndërruar jetë dje në Prishtinë.
Dje në Prishtinë brenda ditës janë gjetur dy persona pa shenja jete në vende dhe kohë të ndryshme e që po cilësohen si vdekje të dyshimta.
Rreth orës 01:50 raportohet se viktima femër është gjetur e shtrirë në rrugë pa shenja jete, vdekjen e së cilës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Rastit ju kanë përgjigjur njesitë relevante policore si dhe prokurori i shtetit.
Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion në IML.
Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.
Gjithashtu në ora 9:14, në rrugën Bill Klinton raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion, derisa rasti po hetohet ende.