Ndërron jetë 18-vjeçari nga Prizreni, policia po e heton rastin

10:05 | 02 March 2020

Vdes 18-vjeçari nga Prizreni, policia po e heton rastin.

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Medvec të komunës së Prizrenit një person i moshës rreth 18-vjecare është gjetur pa shenja jete. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së këtij të riu.

“Fsh. Medvec, Prizren 01.03.2020 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar 18 vjeç është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes sipas mjekëve viktima nuk duket se ka shenja dhune.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Komento: