Ndërron jetë 19-vjeçari pasi goditet nga vetura në Kodër të Trimave

09:55 | 05 Gusht 2022

Vdes 19-vjeçari pasi goditet nga vetura në Kodër të Trimave.

Pas mesnate ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 19 vjeçar me inicialet J.S.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe tri vetura.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe tri vetura (një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”.

Shoferit t% veturës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë” tha Ahmeti.

Komento: