Ndërron jetë 24-vjeçari që u qëllua me armë në Obiliq

19:18 | 01 December 2021

Vdiq 24-vjeçari që u qëllua me armë në Obiliq.

Ka vdekur 24-vjeçari që u plagos sonte në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar mjeku kujdestar Naser Syla.

Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Komento: