Vdes 40 vjeçari në Prishtinë pasi u lëndua derisa po rregullonte ndriçimin.
Sot për një person i cili ka pësuar lëndime trupore përderisa po punonte në pjesën e ndriçimit në afërsi të ‘Teatrit Oda’.
Por sipas burimeve të portalit i njëjti ka ndërruar jetë pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve trupore të cilat mori.
Viktima në këtë rast është, U.K, 40 vjeçar.
Lidhur me këtë nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës kanë deklaruar se rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, derisa ishte duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metrash.
“Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjentë është dërguar në QKUK për trajtim mëtutjeshëm mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që e karakterizojnë rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.