Ndërron jetë 53-vjeçari që shkoi për t’u trajtuar në Spitalin e Pejës

15:16 | 07 July 2023

Vdes 53-vjeçari që shkoi për t’u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Sot rreth orës 09:35, ka vdekur një 53-vjeçar i cili ka shkuar për t’u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për Klankosova se viktima ka shkuar në spital me lëndime trupore.

“Sot në rreth orës 09:35, nga Emergjenca e Spitalit të Pejës, Policia është njoftuar se në spital ka arritur një person me lëndime i cili ka qenë duke u trajtuar nga stafi mjekësor. Policia ka shkuar në emergjencë, mjeku kujdestar e ka konfirmuar se i lënduari ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka shtuar se njësitë kompetente kanë shkuar në Emergjencë për të kuptuar rrethanat se si viktima është lënduar.

Komento: