Ndërron jetë 68-vjeçari pas një vetaksidenti në Prizren

22:57 | 24 Maj 2021

Vdes 68-vjeçari pas një vetaksidenti në Prizren.

Aksidenti në fshatin Gjonaj të Prizrenit del të jetë me fatalitet.

Si pasojë e atij aksidenti ka vdekur një person.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ka ndodhur një vetaksident rreth orës 21:15. Një person e ka humbur jetën. Viktima është 68 vjeç (1953)”.

Komento: