Ka vdekur 80-vjeçari që u godit nga makina në fshatin Vragoli.
Një i moshuar, rreth 80 vjeçar, ka vdekur në QKUK teksa po trajtohej pasi në mesditë ishte goditur nga vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë konkretisht në fshatin Vragoli.
Këtë e kanë konfirmuar nga policia e rajonit të Prishtinës teksa thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Në ora 14:15, nga Emergjenca e QKUK-së është pranuar informata se personi i aksidentuar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi”, kanë deklaruar nga Policia.