Ndërron jetë aktivisti i Vetëvendosjes në Kaçanik, Isa Krasniqi

17:56 | 23 Gusht 2024
nderron-jete-aktivisti-i-vetevendosjes-ne-kacanik,-isa-krasniqi

Ka vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kaçanik, Isa Krasniqi.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga faqja “Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Kaçanik”.

Në njoftim bëhet e ditur se Isa u bashkua me Vetëvendosjen në vitin 2010 dhe siç thuhet aty, ishte një nga themeluesit e saj në Kaçanik, përcjell Klankosova.tv.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë aktivisti ynë i shquar, Isa Krasniqi. Familja, shoqëria, Lëvizja e Kaçaniku humbi një djalë shembullor, një aktivist shumë të dashtun e të ndershëm, modest e para së gjithash një atdhedashës”.

“Isa u bashkua me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në vitin 2010 dhe ishte një nga themeluesit e saj në Kaçanik. Si anëtar i Kryesisë, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin dhe rritjen e organizatës sonë politike. Aktivist besnik e i pathyeshëm që nga fillet e para të Lëvizjes, që karakterizohej me mirësjelljen, modestinë, besnikërinë, guximin dhe vendosmërinë e tij”.

“Isa do të mbetet portreti më emblematik i aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kaçanik dhe do të kujtohet gjithmonë për angazhimin e tij të palodhur dhe përkushtimin e tij ndaj vendit. Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen e tij dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin”, thuhet në njoftim.

Komento: