Ndërron jetë aktorja e njohur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndërron jetë aktorja e njohur

15:31 | 08 Prill 2021

Walter Olkewicz, i njohur për paraqitjen e tij në seritë e “Twin Peaks” në vitet e ’90, ka ndërruar jetë.

Ai vdiq në moshën 72 vjeçare.

Djali i Olkewicz, skenaristi Zac Olkewicz, konfirmoi për Hollywood Reporter se aktori ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles, Kaliforni.

Walter kishte vuajtur nga çështje shëndetësore në dy dekadat e fundit. Ai iu nënshtrua operacioneve të shumta në gju që çuan në infeksione të ndryshme.

Këto pengesa shëndetësore ndërkaq janë ato që e bënë atë të largohej nga aktrimi.

Ai e portretizoi Jacques Renault, një krupier dhe banakier, si dhe vëllanë e Bernie të Michael Parks dhe Bernie të Clay Wilvx në serinë televizive në 1990.

Në 1992, karakteri i tij u shfaq në “Twin Peaks: Fire Walk with Me” dhe përsëri në 2014 “Twin Peaks: The Pieces Missing”.

I njëjti lindi në Bayonne, New Jersey, gjersa debutimi i tij në ekran erdhi në 1976 në “Futureworld”.

Ai luajti edhe në filma të tjerë si: “Making the Grade”, “the Big Picture”, “Stuart Saves His Family”, “Par 6.” etj.

Komento: