Ndërron jetë artisti i njohur, bie nga dritarja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ndërron jetë artisti i njohur, bie nga dritarja

23:29 | 20 Qershor 2019

Bie nga dritarja, ndërron jetë artisti i njohur.

Ka ndërruar jetë Philippe Cerboneschi pasi ka rënë aksidentalisht.

Philippe Cerboneschi (i njohur si “Zdar”), ndërroi jetë në Paris të mërkurën, tha agjenti i tij, shkruan BBC.

“Ai ra aksidentalisht nga dritarja e një kati të lartë të një ndërtese pariziene”, tha Sebastien Farran, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Cerboneschi formoi grupin “Cassius” me Hubert Blanc-Francard (aka Boom Bass) në 1996.

Ata prodhuan këngë për grupe të tilla si Phoenix, Beastie Boys, Franz Ferdinand dhe ylli francez i hip hopit MC Solaar.

Cerboneschi ishte rreth të 50-ave.

Policia, të cilët nuk kanë konfirmuar shkakun e rastit, thonë se po hetojnë aksidentin siç është rutinë në raste të tilla.

Yjet e muzikës të enjten në mëngjes kanë shkruar telegram ngushëllimi për humbjen e artistit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!